
A&M hapë pikën e re në Prishtina Mall
Pas vetëm pak ditësh nga hapja e lokalit të saj në rrugën Muharrem Fejza, kompania A&M vazhdon zgjerimin e rrjetit të saj me një pikë të re moderne në Qendrën Tregtare Prishtina Mall, në një hapësirë atraktive prej 1500 m².
Lokali i ri ofron llojllojshmëri të brendeve të njohura botërore, duke sjellë standarde të larta të përzgjedhjes dhe shërbimit për konsumatorët e saj.
Kjo është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të A&M për të sjellë risitë më të fundit në treg dhe për të ofruar përvojë të veçantë blerjeje.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari i Degës së Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë, Shkelzen Jusaj, i cili vlerësoi këtë investim si një tjetër shembull të fuqisë dhe seriozitetit të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai shprehu krenarinë e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane për kontributin e anëtarëve të tij, si kompania A&M, në hapjen e vendeve të reja të punës, krijimin e vlerave ekonomike dhe përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.