HomeAktualeAlbulena Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve, do ta thërrasim seancën konstituive brenda...

Albulena Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve, do ta thërrasim seancën konstituive brenda afatit kushtetues

spot_img

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar këtë si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik për vendin.

Haxhiu tha se vullneti i qytetarëve, i shprehur përmes votës brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët në diasporë, tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare institucionale.

Ajo shprehu mirënjohje për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, sipas saj, kontribuuan me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e procesit zgjedhor.

Duke iu referuar obligimeve kushtetuese, Haxhiu njoftoi se seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve.

Në fund, ushtruesja e detyrës së presidentes theksoi se besimi i dhënë nga qytetarët përfaqëson një përgjegjësi të madhe, duke shtuar se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...