Albina Rrahmani publikon listën e Kombëtares U19 për ndeshjet kualifikuese në Gjermani

Albina Rrahmani publikon listën e Kombëtares U19 për ndeshjet kualifikuese në Gjermani

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave, e drejtuar nga përzgjedhësja Albina Rrahmani, do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian 2025. Vajzat dardane janë pjesë e Grupit A1, ku do të përballen me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë.

Përzgjedhësja Albina Rrahmani ka publikuar listën e futbollisteve të cilat do t’i ketë në dispozicion për ta përfaqësuar Kosovën në këto sfida të vështira.

Orari i ndeshjeve

27 nëntor, ora 14:30: Gjermania – Kosova
30 nëntor, ora 11:00: Danimarka – Kosova
3 dhjetor, ora 11:00: Greqia – Kosova