“Albin Kurti më jep siguri nga kërcënimet e Serbisë”
Analisti Shkëlzen Gashi deklaroi në Pressing në T7 se sa i përket Veriut dhe kërcënimeve nga Serbia, ndjehet i sigurt që në pushtet është Albin Kurti.
Gashi tha se sado që Kurti ka një qeveri skandaloze, në rrafshin e brendshëm ndjehet i sigurt.
“Mua më jep siguri që i kemi këta në pushtet që i kemi sa i takon Veriut dhe Serbisë, këtë siguri se kisha pas nëse kishin qenë ata që janë kanë përpara. Unë ndihem qashtu, më krejt të këqiat që i ka ai (Albin Kurti), me këtë qeveri skandaloze në rrafshin e brendshëm mua me jep siguri”, tha Gashi në Pressing.
Ai tha se Kosova duhet të armatoset e të forcohet.