Albin Berisha nga Rumania transferohet në Gjermani
Sulmuesi kosovar, Albin Berisha ka kompletuar transferimin e tij nga Petrolul Ploiesti te Hansa Rostock.
Nga Rumania në Gjermani. Albin Berisha ka ndryshuar ambient pas vetëm gjashtë muajve të kaluar në Superligën e Rumanisë.
Sot (e mërkurë) është konfirmuar transferimi i tij te klubi i njohur, Hansa Rostock, i cili bën gara në Bundesliga 3.
Është vet faqja zyrtare e klubit gjerman që ka konfirmuar transferimin e ish-yllit të Ballkanit.
“FC Hansa Rostock ka nënshkruar me një tjetër nënshkrim të ri, Albin Berisha”.
“Sulmuesi vjen nga Kosova dhe po zhvendoset në bregun e Detit Baltik nga klubi rumun i Superligës, Petrolul Ploiesti, për të cilin luan që nga shkurti i vitit 2024”, thuhet në njoftim.
Klubi gjerman ka njoftuar gjithashtu se Berisha do ta mbajë fanellën me numër 9.