HomeSportAlbian Hajdari mungon ndaj Austrisë, FFK: Koha nuk ishte e mjaftueshme për...

Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, FFK: Koha nuk ishte e mjaftueshme për rikuperim

spot_img

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor për ta rikuperuar në kohë, lëndimi që Hajdari pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës nuk i ka lejuar atij të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Austrisë.

Sipas FFK-së, gjatë ditëve të fundit është punuar intensivisht për rikuperimin e futbollistit, ndërsa edhe vetë Hajdari ka shprehur dëshirën e madhe për të qenë në fushë dhe për ta ndihmuar ekipin.

Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk mund të aktivizohet në ndeshjen e sotme.

Hajdari do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus në rikuperimin e plotë të tij.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...