HomeSportAlbert Sylejmani përfundon me sukses fazën e dytë të Programit FECC! 

Albert Sylejmani përfundon me sukses fazën e dytë të Programit FECC! 

spot_img

Trajneri Albert Sylejmani ka përfunduar me sukses fazën e dytë të FIBA Europe Coaching Certificate (FECC), një prej programeve më prestigjioze për edukimin e trajnerëve në basketbollin evropian.

Faza e dytë e programit u zhvillua në Trentino, Itali, nga 26 korriku deri më 2 gusht 2026, në kuadër të FIBA U16 EuroBasket, ku Alberti mori pjesë në ligjërata dhe sesione praktike të udhëhequra nga personalitete të njohura të basketbollit si Svetislav Pešić, Erdem Can, Marco Ramondino, Israel González dhe Prof. Nenad Trunić.

Programi FECC u ofron trajnerëve nga e gjithë Evropa mundësinë të mësojnë nga ekspertët më të mirë të basketbollit, të shkëmbejnë përvoja me kolegë nga vende të ndryshme dhe të zhvillojnë njohuritë e tyre në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Sylejmani e përfundoi fazën e parë të programit vitin e kaluar në Gjeorgji, ndërsa FECC përbëhet nga tri faza të organizuara gjatë Kampionateve Evropiane të grupmoshave të reja.

Deri më tani, nga ky program kanë diplomuar edhe trajnerët Valentin Spaqi, Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani – të gjithë të nominuar nga FBK-ja.

Federata e Basketbollit e Kosovës e përgëzon Albert Sylejmanin për përfundimin me sukses të fazës së dytë të programit dhe i uron suksese në fazën e tretë dhe përfundimtare të FECC.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...