HomeAktualeAktakuzë për krime lufte në Kaçanik

Aktakuzë për krime lufte në Kaçanik

spot_img

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj A.D., për veprat penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut, i pandehuri A.D., në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Kaçanik, dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka kryer veprime që përfshijnë torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.

Sipas Prokurorisë, forcat në fjalë fillimisht e kanë rrethuar fshatin Ivajë dhe më pas i kanë detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas dyshohet se janë djegur dhe shkatërruar.

Në aktakuzë thuhet se burrat ishin ndarë nga gratë dhe ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik.

“Sipas aktakuzës, burrat ishin ndarë nga gratë, ku ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik, më pas 78 prej tyre janë liruar, ndërsa 13 janë ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe dyshohet se janë rrahur dhe torturuar nga i pandehuri A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar”.

Lënda është dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...