Aksident zinxhiror në Gjermani, një i vdekur dhe shtatë të lënduar
Një grua 60 vjeçe në Gjermani ka humbur jetën në një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar edhe shtatë persona të tjerë.
Në aksidentin zinxhiror në Bavari ishin të përfshirë 4 vetura të dëmtuara rëndë, ndër të cilat edhe një veturë e policisë.
Siç raporton Policia në Gjermani, gruaja 60 vjeçare që po vozistë një veturë të tipit “Seat” u përplas me një Hyundai që vinte drejt saj.
Vetura “Seat” që rrotullohej ndaloi vetëm kur u përplas me një makinë patrullimi policie që po lëvizte pas Hyundait.
Momentalisht është duke u përcaktuar shkaku i aksidentit. Derisa, siç shkruan Bild, në total ka pasur dëme rreth 100 mijë euro.