Aksident zinxhiror në Gjakovë, tre të lënduar

Aksident zinxhiror në Gjakovë, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në vendin e quajtur “Ura e Drinit” në Gjakovë.

Në këtë aksident ishin të përfshira pesë vetura.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Gjakovë.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga automjeti i fundit. Shoferja me këtë rast e godet veturën e katërt e cila ka qenë e ndaluar, katër automjetet ishin të ndaluara, dhe pastaj nga inercioni goditen edhe tre vetura të tjera”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Sahatqija deklaron se lëndimet e personave të prekur në këtë aksident, janë të lehta.

“Ata janë trajtuar në spital dhe më pas edhe janë liruar”, deklaroi ai për Klankosova.tv.