Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohet një person
Një aksident ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Akdident trafiku me lëndime Rreth orës 14:50, është raportuar se në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Lushte- ka ndodhur një aksident trafiku me lendime e perfshire nje veturë civil me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar shoferi i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, u shpreh Zahiti.