Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës.
Rastin e rëndë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, tha ai për redaksinë.

