Aksident hekurudhor me fatalitet në Klinë, vdesin dy persona

Aksident hekurudhor me fatalitet në Klinë, vdesin dy persona

Kanë vdekur dy persona, të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident, kur treni i udhëtarëve ka goditur një kombibus, në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

“Aksident hekurudhor me fatalitet në fshatin Shëngjin të Klinës. Ekipa e KHAIA-së është në vendin e ngjarjes dhe po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka njoftuar në “Facebook” kryesuesi i KHAIA-s, Mirsim Beqiri.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.