AKP i merr në posedim edhe tri objekte të Jugobankës në veri të Kosovës
Agjencia Kosovare e Privatizimit sot i ka marrë në posedim edhe tri objekte të Jugobankës në veri të Kosovës, në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Në postimin në Facebook të Mentor Hysenit, pjesë e Bordit të AKP-së, thuhet se e gjithë kjo u bë në asistencë me Policinë e Kosovës.
“Sot AKP, me asistencë të Policisë së Kosovës ka marr në posedim edhe tre (3) objekte të NSH Jugobanka respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Këto asete kane qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga Banka Posta Kursimore sh.a. (Banka Postanska Stedionica a.d.). Falënderojmë Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Hyseni.