HomeEkonomiAKB, organizata e vetme e punëdhënësve nga Kosova në aktivitetin ndërkombëtar të...

AKB, organizata e vetme e punëdhënësve nga Kosova në aktivitetin ndërkombëtar të BE-së, ILO-s dhe ETF-së në Bruksel

spot_img

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e përfaqësuar nga kryetari i saj, Agim Shahini, po merr pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Peer Learning Activity”, të organizuar nga Bashkimi Evropian, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe European Training Foundation (ETF), që po mbahet në Bruksel.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të qeverive, organizatave të punëdhënësve, sindikatave dhe partnerëve socialë nga EU dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,Ukraine, Moldavia dhe Maroku.

AKB është organizata e vetme e punëdhënësve nga Kosova e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke përfaqësuar zërin e sektorit privat dhe të komunitetit të biznesit të Kosovës në diskutimet për politikat e punësimit të të rinjve dhe dialogun social.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë se përfaqësimi i AKB-së në këtë forum është një vlerësim i lartë për rolin që organizata jonë ka në dialogun social dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Përvojat dhe praktikat më të mira evropiane që po prezantohen në Bruksel do t’i përcjellim dhe promovojmë edhe në Kosovë, me synim krijimin e më shumë mundësive për punësimin e të rinjve dhe forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat”, ka thënë ai.

AKB vlerëson se pjesëmarrja në këtë aktivitet forcon pozitën e Kosovës në dialogun evropian për tregun e punës dhe dëshmon se organizatat e punëdhënësve kanë një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave për zhvillim ekonomik dhe punësim të qëndrueshëm.

Lajmet e Fundit

Certifikata e parë “Made in Kosova”, e njohur ndërkombëtarisht

Oda Ekonomike e Kosovës ka lëshuar të martën certifikatën e parë të Origjinës “Made...

Musiala sqaron gjendjen shëndetësore: Jam mirë, nuk ka rrezik

Jamal Musiala ka reaguar pas shqetësimeve të fundit për gjendjen e tij shëndetësore, duke...

Haxhiu priti pjesëmarrësit e Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena...

Përparim Rama: Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi të rinjve të suksesshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së të rinjve të...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...