HomeAktualeAKB-ja vlerësohet me mirënjohjen më të lartë nga OEMVP në 20-vjetorin e...

AKB-ja vlerësohet me mirënjohjen më të lartë nga OEMVP në 20-vjetorin e themelimit të saj

spot_img

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është nderuar me mirënjohjen më të lartë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut (OEMVP) në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të kësaj organizate.

Ky vlerësim i veçantë i është dhënë AKB-së për bashkëpunimin tradicional, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm ndërmjet dy organizatave, që nga themelimi i OEMVP-së e deri më sot.

Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka falënderuar drejtuesit e OEMVP-së për këtë mirënjohje, duke theksuar se partneriteti ndërmjet organizatave ekonomike të rajonit është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit privat, rritjen e investimeve, avancimin e dialogut social dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit.

“Ky vlerësim është një nder për AKB-në dhe një dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për fuqizimin e komunitetit të biznesit dhe zhvillimin ekonomik rajonal. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe partneriteti në interes të bizneseve dhe ekonomive tona”, ka deklaruar Shahini, i cili në emër të AKB-së e ka uruar OEMVP-në për 20 vjet veprimtari të suksesshme dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

Lajmet e Fundit

Superliga: Dy ndeshje të forta në xhiron e pestë

Xhiroja e pestë e Albi Mall Superligës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku...

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me...

A mund Haxhiu ta ushtrojë detyrën e presidentit edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit...

Messi bëhet pronar i Eldenses, blen 100% të klubit spanjoll

Lionel Messi është pranë një tjetër investimi të madh në futboll. Ylli argjentinas ka arritur...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...