HomeEkonomiAKB-ja: 780 euro për punëtorët e sektorit publik, 100 euro për sektorin...

AKB-ja: 780 euro për punëtorët e sektorit publik, 100 euro për sektorin privat – a është kjo drejtësi ekonomike?

spot_img

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur shqetësimin lidhur me qasjen e pabarabartë ndaj punëtorëve në Kosovë, ku po krijohet një dallim i dukshëm mes sektorit publik dhe sektorit privat.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk mund të ndërtojë politika sociale dhe ekonomike të qëndrueshme duke favorizuar vetëm një pjesë të punëtorëve, ndërsa lë anash sektorin që mban barrën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe mbushjes së buxhetit të shtetit.

“Sipas të dhënave të disponueshme, Kosova ka rreth 320 – 330 mijë punëtorë në sektorin privat, ndërsa sektori publik ka rreth 90 mijë të punësuar. Sektori privat mbetet punëdhënësi më i madh dhe kontribuuesi kryesor në krijimin e të hyrave buxhetore përmes tatimeve, TVSH-së, kontributeve pensionale, prodhimit, tregtisë dhe shërbimeve. Nëse llogaritet një pagë e 13-të ose shpërblim me mesatare rreth 780 euro për rreth 90 mijë punonjës të sektorit publik, kostoja për buxhetin vlerësohet të jetë rreth 70 milionë euro. Ndërkohë, një mbështetje prej vetëm 100 euro për rreth 330 mijë punëtorë të sektorit privat do të kushtonte rreth 33 milionë euro, ose afërsisht gjysmën e kostos së një mase të tillë për sektorin publik. AKB-ja ngre pyetjen publike si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit, kur buxheti mbushet kryesisht nga puna, prodhimi dhe aktiviteti ekonomik i sektorit privat?”, thuhet në reagimin e tij.

Sipas AKB-së, punëtori i sektorit privat nuk është qytetar i rendit të dytë. “Ai është po aq taksapagues, votues dhe konsumator, sa edhe punëtori i sektorit publik. Ai paguan TVSH në çdo produkt që blen, kontribuon në fondet pensionale, mban familjen, krijon qarkullim ekonomik dhe merr pjesë në zhvillimin e vendit. Prandaj, krijimi i standardeve të ndryshme për qytetarët dhe punëtorët e Kosovës rrezikon të krijojë pabarazi ekonomike dhe sociale. AKB-ja nuk është kundër mbështetjes së sektorit publik, por është kundër qasjeve që krijojnë privilegje për njërin sektor dhe lënë jashtë tjetrin. AKB-ja kërkon trajtim më të balancuar ndërmjet sektorit publik dhe privat, mbështetje të drejtpërdrejtë për punëtorët e sektorit privat, politika që forcojnë prodhimin, investimet dhe vendet e punës si dhe dialog institucional me komunitetin e biznesit para çdo vendimi me ndikim të madh ekonomik. Nuk mund të ketë shtet të fortë me sektor privat të dobësuar. Sektori privat nuk është vetëm burim i taksave – ai është motori i ekonomisë së Kosovës”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Lajmet e Fundit

Heroi i Spanjës në Kupën e Botës kaloi pushimet me shokun e tij të ekipit kombëtar, afërsia e tyre shkakton reagime të mëdha

Pas suksesit të tyre në Kupën e Botës me kombëtaren e Spanjës, Ferran Torres...

E konfirmon Bayerni: Olise mbetet

Bayern Munchen e ka konfirmuar se marrëveshja për Michael Olisen me Real Madridin ka...

278 kërkesa për ta ndjekur aktgjykimin e madh në Hagë

278 persona kanë kërkuar që të ndjekin shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë...

Krasniqi: Nuk kam dyshim që do të triumfojë drejtësia dhe të konfirmohet pastërtia e luftës çlirimtare

Ish-zëdhënësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, beson se në procesin gjyqësor...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...