HomeSportAkademia e Referimit hap thirrjen për gjeneratën e re të referëve

Akademia e Referimit hap thirrjen për gjeneratën e re të referëve

spot_img

Akademia e Referimit e Kosovës ka hapur zyrtarisht thirrjen për gjeneratën e re të referëve, duke ftuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë pasion futbollin të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të rëndësishëm sportiv.

Akademia e Referimit ofron mundësi për zhvillim profesional dhe personal për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në referim. Ky është hapi i parë drejt një rrugëtimi që mund të nisë nga fushat e futbollit në Kosovë dhe të vazhdojë deri në skenat më të mëdha evropiane dhe botërore.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe të bashkëngjitin dokumentet e kërkuara sipas udhëzimeve të përcaktuara.

Afati për aplikim është nga 1 deri më 15 korrik, ndërsa dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike:

akademiaereferimit@ffk-kosova.com

Federata e Futbollit e Kosovës inkurajon të gjithë të rinjtë që e duan futbollin dhe dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e tij, që të mos e humbin këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e gjeneratës së re të referëve të futbollit të Kosovës.

Bëhu refer!

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...