Ahmeti në Çeki kërkon heqjen e masave nga BE-ja për Kosovën

Ahmeti në Çeki kërkon heqjen e masave nga BE-ja për Kosovën

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, e filloi vizitën zyrtare në Pragë, dhe u prit në takim nga homologu i tij, Jan Marian.

Gjatë takimit, u diskutua për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe proceset e ndërlidhura me integrimet euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Ahmeti ritheksoi kërkesën për heqjen e masave të Bashkimit të Evropian ndaj Kosovës. Në fund, ai falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e vazhdueshme në këto procese.

“Po ashtu, u diskutua edhe për zhvillimet në nivel botëror me theks të veçantë agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropë dhe rajonin tonë”, thuhet në njoftim.