HomeAktualeAhmetaj: Kosova të shfrytëzojë pozicionet e shteteve për të përshpejtuar rrugën drejt...

Ahmetaj: Kosova të shfrytëzojë pozicionet e shteteve për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së

spot_img

Diplomatja Mimoza Ahmetaj ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë pozicionet e shteteve të ndryshme për të avancuar procesin e integrimit evropian dhe për të argumentuar vonesat në marrjen e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian.

Ajo ka theksuar se Kosova, edhe pse ka aplikuar për statusin e vendit kandidat para katër vjetësh, vazhdon të mbetet në pritje, ndërkohë që shtetet e tjera kanë shënuar përparim.

“ Kosova nga secili do të mund t’i merrte mësimet dhe ta konvertonte pozicionin e secilit shtet në favor të vetin, dhe ta argumentonte pse Kosova, e cila ka katër vjet që nga koha e aplikimit për marrjen e statusit kandidat, edhe më tutje vazhdon të mbahet peng, ndërkohë që shtetet e tjera tashmë kanë avancuar”, ka deklaruar Ahmetaj në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

Ajo ka ngritur edhe çështjen e ndikimit të fuqive të mëdha në proceset integruese, duke theksuar se Kosova duhet t’i shfrytëzojë mundësitë diplomatike që i paraqiten.

“A duhet patjetër ta kemi edhe ne Rusinë apo një fuqi të tretë në mënyrë që neve të na përshpejtohet procedura? Domethënë, ka momente dhe mundësi nga të cilat do të përfitonim”, është shprehur Ahmetaj.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...