Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet: Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë
Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj, që në listën e kësaj partie mban numrin 109, ka marrë pjesë në një takim të Aleancës të organizuar me gra në Deçan.
Ahmetaj ka shkruar në Facebook se gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë.
“Sot, ato, po e forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, shkencë e më gjerë, duke arritur rezultate impresive”, ka shkruar Ahmetaj.
Postimi i plotë i tij:
Sot në një takim me gratë e Aleancës në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe lideri ynë Ramush Haradinaj, u theksua se pjesëmarrja e gruas në politikë është domosdoshmëri.
Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë. Sot, ato, po e forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, shkencë e më gjerë, duke arritur rezultate impresive.
Sot në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore rreth 137.
Ramush Ahmetaj #109