Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i përkohshëm i vendit të mërkurën.

Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Qaidan është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Emërimi i tij erdhi pasi ish-kryengritësit anuluan Kushtetutën ekzistuese, duke thënë se një e re do të hartohej së shpejti, raporton Rel.

Njoftimi u bë nga zëdhënësi për sektorin e ri të operacioneve ushtarake të qeverisë de fakto të Sirisë, kolonel Hassan Abdul Ghani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Al-Sharaa pritej të shfaqej në një fjalim televiziv pas takimit, por nuk e bëri këtë menjëherë dhe mbeti e paqartë nëse do ta bënte.