Agron Kuçi, kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut

Agron Kuçi, kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut

Në një takim të mbajtur sot me strukturat e degës së AAK-së në Junik, u bë zyrtarizimi i kandidaturës së Agron Kuçit për kryetar të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kuçi më herët ka udhëhequr Junikun me përkushtim, vizion dhe rezultate të prekshme.

“Nën drejtimin e tij, Juniku është shpallur disa herë si komuna me performancën më të mirë në Kosovë, ndërsa vetë Kuçi është vlerësuar si një nga kryetarët më të suksesshëm në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera i pari i AAK-së.

“Banorët e Junikut kanë dëshmuar gjithmonë pjekuri politike dhe dinë ta vlerësojnë punën e mirë. Me mbështetjen e tyre, Junikut do t’i kthehet qeverisja që e meriton”, deklaroi Haradinaj.