HomeAktualeAgjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në SHBA

Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në SHBA

spot_img

Agjencia e Kosovës për Akreditim është njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, CHEA, për një periudhë shtatëvjeçare, deri më 31 dhjetor 2033.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe për sistemin tonë të arsimit të lartë.

“Kosova tashmë është shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë me këtë status të rëndësishëm në ShBA. Kjo njohje nga ShBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Ky sukses është dëshmi e reformave, profesionalizmit dhe përkushtimit të institucioneve tona për cilësi në arsimin e lartë. Qeveria jonë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, garantojnë pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe mbështesin fuqizimin e tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Kjo njohje forcon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe hap mundësi të reja për studentët tanë, profesorët, institucionet e arsimit të lartë dhe diasporën”, ka theksuar Kurti.

Lajmet e Fundit

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

E kryer: Rodri transferohet te Barcelona

Rodri do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Fabrizio Romano njoftoi deklaratën e tij...

Prishtina “me këmbë të hajrit” nis sezonin, mposht Ballkanin me rezultat bindës

Prishtina e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke...

Vdes Erdogan Celina, Ademi: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë

Kryetari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Erdogan...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...