
Agim Nura dhe Bakir Burri marrin mbështetje unanime për Komitetin Ekzekutiv të FFK
Agim Nura dhe Bakir Burri kanë marrë sot mbështetjen unanime të delegatëve të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Gjakovës dhe Pejës, duke u propozuar si kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për mandatin 2026–2030.
Agim Nura dhe Bakir Burri kanë marrë sot mbështetjen unanime të delegatëve të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Gjakovës, përkatësisht të Pejës, duke u propozuar si kandidatë për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026-2030.
Agim Ademi, president i FFK-së, ka theksuar se propozimet e tyre do të formalizohen në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, që do të mbahet më 5 shkurt.
“Ky rikonfirmim vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të tyre në shërbim të klubeve dhe zhvillimit të futbollit në regjionet përkatëse, angazhim që është vlerësuar lart dhe është shpërblyer me mbështetje nga delegatët”, ka shkruar Ademi në Facebook.
