HomeSportAgim Ademi zbulon bisedën me Donald Trumpin: E falënderova për gjithçka që...

Agim Ademi zbulon bisedën me Donald Trumpin: E falënderova për gjithçka që ka bërë për Kosovën

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zbuluar detaje nga takimi që pati me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë finales së Kupës së Botës 2026, duke theksuar se biseda ishte e fokusuar te Kosova dhe jo vetëm te futbolli.

Në emisionin SportCast në Kosovapress, Ademi tha se takimi ishte një mundësi për ta falënderuar Trump-in për mbështetjen ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se vlerësimet që merr në ngjarje të tilla janë në fakt vlerësime për shtetin e Kosovës.

Ademi: Kosova vlerësohet nga të gjithë

“Kjo vërtetohet, domethënë edhe unë gjithmonë them që Kosovën e vlerësojnë, nuk është që vlerësohet veç personi, por Kosovën, e personi është ai i cili e ofron ose e largon dikë nga pjesa e shtetit ose e federatës. Në këtë rast unë realisht me presidentin Trump, jam përshëndetur dhe e kam falënderuar për gjithçka që ka bërë Amerika edhe ai personalisht për shtetin tonë, sigurisht që ishte një përshëndetje, një falënderim edhe ai tha fjalët e veta. Më vjen keq që s’ka incizime tw atyre fjalëve, se do të ishin shumë interesante…Por nuk janë të incizuara dhe nuk them diçka që s’është e incizuar se pastaj duhet veç me e vërtetu secilin gjë, domethënë nuk dua të flas diçka që nuk mund ta vërtetoj më asnjëri”, theksoi Ademi.

Ai zbuloi se gjatë bisedës, Gianni Infantino, e prezantoi para Trumpit duke vlerësuar punën e tij në krye të FFK-së, ndërsa i pari – SHBA-ve e quajti ‘lider të madh’.

Ademi: Trump më tha: “Më vjen mirë që je lider i madh”

“Por nuk është ndonjë fjalë, domethënë që ka folur për futbollin. Ato kanë qenë çështje për Kosovën që ka folur. Nuk është se ka folur për futbollin. Për futbollin ka qenë veç një fjalë që Infantino ia ka shpjeguar punën time dhe i tha, e falënderoj në këtë rast presidentin Infantino që i tha fjalë miradije, i tha ‘është një kryetar i federatës dhe një lider i cili faktikisht punon me zemër dhe punon shumë për atë kohë që është ky’. Domethënë siç e dini ato fjalët e Infantinos që i kanë thënë që i ka vërtetuar vetë kur ka qenë në Kosovë, prandaj po i them edhe ato… Edhe kështu ka qenë ai edhe ai e pati një fjalë që tha: ‘Në rregull, po më vjen mirë që je lider i madh’ edhe kjo ka qenë e gjitha”, zbuloi Ademi.

Kreu i FFK-së theksoi se për të, respekti që i tregohet në takime të nivelit të lartë ndërkombëtar është njëkohësisht respekt dhe vlerësim për Kosovën, duke nënvizuar se vendi po fiton gjithnjë e më shumë kredibilitet në arenën sportive dhe ndërkombëtare. / KosovaPress

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...