HomeSportAgim Ademi uron gazetarët sportivë: FFK do të vazhdojë të jetë partnere...

Agim Ademi uron gazetarët sportivë: FFK do të vazhdojë të jetë partnere e mediave

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar gazetarët sportivë me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë, duke i falënderuar për profesionalizmin dhe përkushtimin në pasqyrimin e futbollit dhe sportit në Kosovë.

Në mesazhin e tij, Ademi theksoi se gazetaria sportive nuk është vetëm raportim i rezultateve, por edhe dokumentim i historisë dhe i emocioneve që shoqërojnë futbollin.

Ai vlerësoi rolin e gazetarëve në përcjelljen e sukseseve dhe sfidave të futbollit kosovar, duke kujtuar se Kosova këtë vit ishte shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Postimi i tij:

Të nderuar gazetarë sportivë,

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë, kam kënaqësinë që, në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe t’ju falënderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën tuaj të vazhdueshme në pasqyrimin e futbollit dhe sportit në vendin tonë.

Gazetaria sportive nuk është vetëm raportim i rezultateve apo i ngjarjeve. Ajo është dokumentim i historisë, përcjellje e emocioneve dhe ndërtim i kujtesës kolektive të çdo suksesi, sfide e momenti që e shënon futbollin tonë.

Në vitet e fundit, së bashku kemi përjetuar shumë emocione. Kemi festuar fitore të rëndësishme, kemi përballuar zhgënjime, por mbi të gjitha kemi parë rritjen e vazhdueshme të futbollit të Kosovës. Ju keni qenë gjithmonë aty për t’i përcjellë këto momente me profesionalizëm, duke i sjellë pranë tifozëve dhe opinionit publik.

Sivjet ishim shumë afër realizimit të një ëndrre të madhe. Ishim vetëm 90 minuta larg pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026. Kjo do të ishte një arritje historike dhe një krenari për popullin tonë, por njëkohësisht edhe një mundësi e jashtëzakonshme për ju, gazetarët sportivë, që ta përcillnit nga afër rrugëtimin historik të Kosovës në skenën më të madhe të futbollit botëror. Ndonëse kjo ëndërr mbeti për pak pa u realizuar, jam i bindur se dita kur Kosova do të jetë pjesë e një Botërori apo Evropiani nuk është e largët.

Shoqëria jonë ka nevojë për media të lira, profesionale dhe të përgjegjshme. Kritika e argumentuar dhe konstruktive është gjithmonë e mirëpritur, sepse na ndihmon të përmirësohemi dhe të ecim përpara. Por, po aq e rëndësishme është që puna, përkushtimi dhe sukseset të marrin vlerësimin që meritojnë.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të jetë partnere e mediave, duke kultivuar bashkëpunim, transparencë dhe respekt të ndërsjellë, me bindjen se vetëm së bashku mund të vazhdojmë ta zhvillojmë dhe ta promovojmë futbollin tonë.

Ju falënderoj për angazhimin dhe pasionin që tregoni çdo ditë. Ju uroj shëndet, suksese në karrierë dhe sa më shumë momente të mëdha sportive.

Gëzuar Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë!

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...