HomeSportAgim Ademi uron Dritën për kualifikimin në “play-off” të Conference League

Agim Ademi uron Dritën për kualifikimin në “play-off” të Conference League

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për kualifikimin në “play-off”-in e UEFA Conference League, pas fitores së thellë 5:0 ndaj Tre Fiorit.

Ademi ka përgëzuar futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët” për suksesin e arritur në garat evropiane.

“Kampionia e Kosovës, FC Drita, ka siguruar me plot meritë kalimin në ‘play-off’-in e UEFA Conference League”, ka shkruar Ademi.

Pas fitores 4:1 në ndeshjen e parë, Drita triumfoi edhe në duelin e kthimit me rezultat 5:0, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 3:0 dhe duke shënuar edhe dy herë në pjesën e dytë.

“Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve ‘Intelektualët’ për këtë sukses të rëndësishëm, që i sjell nder futbollit të Kosovës në arenën evropiane”, ka shkruar më tej presidenti i FFK-së.

Drita në “play-off” do të përballet me Inter d’Escaldes, ndërsa Ademi i ka uruar klubit gjilanas sukses edhe në këtë përballje dhe një tjetër përfaqësim dinjitoz të futbollit kosovar në arenën evropiane.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...