Homeballine 2Agim Ademi uron Afrim Osmanajn për zgjedhjen në krye të Federatës së...

Agim Ademi uron Afrim Osmanajn për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Afrim Osmanaj për zgjedhjen e tij në krye të Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, Osmanaj mori besimin e shumicës së delegatëve, duke triumfuar në garën për postin e kryetarit ndaj kandidatëve Arben Kelmendi dhe Bujar Neziri.

Përmes një postimi publik, Ademi i uroi Osmanajt suksese në mandatin e ri, duke shprehur besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej federatën gjatë katër viteve të ardhshme.

Postimi i tij në ‘Facebook’:

Urime Afrim Osmanajt për zgjedhjen kryetar i ri i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, ai mori besimin e shumicës së delegatëve, duke fituar në garë me Arben Kelmendin dhe Bujar Nezirin.

I uroj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej FFSHGJ-në gjatë katër viteve të ardhshme.

Njëkohësisht, shpreh vlerësimin tim edhe për dy kandidatët e tjerë për korrektësinë e garës, si dhe angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në Gjermani.

Urime edhe të gjithë delegatëve dhe strukturave të federatës për organizimin e një kuvendi dinjitoz.

Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e futbollit mbarëkombëtar kudo që ndodhen shqiptarët. ⚽🇽🇰🇦🇱

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...