HomeAktualeAgim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

spot_img

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi i tij me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë Kampionatit Botëror.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, Ademi ka sqaruar se takimi nuk ishte zyrtar, por një përshëndetje e shkurtër.

“Ajo ka qenë një përshëndetje. Dallon prej takimit me protokoll. Ka qenë një takim përshëndetës”, tha Ademi.

Ai tregoi se gjatë kësaj përshëndetjeje e kishte falënderuar Trumpin për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“Unë thjesht e kam falënderuar për gjithçka që ka bërë për Kosovën, popullin dhe i kam thënë fjalët që populli i Kosovës nuk ju harron kurrë juve dhe të gjithë presidentët e tjerë dhe të gjithë komunitetin dhe popullin amerikan që kanë bërë për Kosovën”, deklaroi kreu i FFK-së.

Sipas Ademit, biseda me Trumpin zgjati vetëm disa minuta.

“Këto kanë qenë fjalët që i kemi shkëmbyer. Dy-tre minutësh ka qenë përshëndetje”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...