
Agim Ademi takon kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar në Budapest për të shënuar 125-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale: “Një mbrëmje e veçantë ku krahas takimeve me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin e presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino zhvillova takime edhe me homologë nga federata tjera si dhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban”.
“Ndërsa presidentin e Federatës së Futbollit të Hungarisë, Sándor Csányi e përgëzova për këtë jubile të rëndësishëm dhe i urova suksese të mëtejshme në udhëheqjen e federatës dhe në vazhdimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Bashkërisht përmes futbollit forcojmë lidhjet ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Ademi.
