HomeSportAgim Ademi: SHBA mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës

Agim Ademi: SHBA mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi bëri të ditur se në këtë ngjarje ishte i shoqëruar nga nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Samir Ujkani, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, si dhe menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.

Ademi theksoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi të veçantë dhe një partneritet të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, besim dhe mbështetje të vazhdueshme.

“Për ne, SHBA-ja mbetet një aleate e pazëvendësueshme dhe një mike e madhe e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Presidenti i FFK-së nënvizoi gjithashtu rolin e sportit, veçanërisht futbollit, si urë që afron njerëzit dhe forcon lidhjet ndërmjet vendeve.

Ai e cilësoi simbolik faktin që SHBA-ja po shënon këtë përvjetor jubilar në prag të organizimit të Kupës së Botës 2026, duke theksuar se futbolli vazhdon të bashkojë kombe, kultura dhe miliona tifozë në mbarë botën.

Në fund, Ademi uroi Shtetet e Bashkuara për 250-vjetorin e Pavarësisë dhe shprehu mirënjohje për Ambasadën Amerikane për ftesën dhe mikpritjen, si dhe falënderoi popullin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës ndër vite.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...