HomeSportAgim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim Shqiptar Gubetinin, nënkryetar të FSHFGj-së dhe kryetar të klubit FC Kosova Regensburg, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në zhvillimin e futbollit shqiptar në diasporë.

Përmes një postimi, Ademi ka vlerësuar angazhimin e Gubetinit dhe të mërgatës shqiptare në ruajtjen dhe promovimin e lidhjeve me Kosovën, veçanërisht përmes futbollit.

Ai ka theksuar se mërgata ka qenë gjithmonë një nga shtyllat më të fuqishme të vendit, duke kontribuar në fusha të ndryshme, si dhe duke i qëndruar pranë Kosovës në periudha të rëndësishme historike.

Ademi ka vënë në pah edhe rolin e prindërve shqiptarë në diasporë, të cilët, sipas tij, ua kanë përcjellë fëmijëve dashurinë për vendin e origjinës, ndërsa shumë të rinj po vijnë për ta përfaqësuar Kosovën edhe në futboll.

Ai ka shprehur mirënjohje për FSHFGj-në dhe klubet e saj për punën dhe bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve mes Kosovës dhe mërgatës.

“Mërgata jonë ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria dhe forca e Kosovës!”, ka shkruar Ademi.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...