HomeSportAgim Ademi pret klubet e promovuara: Sukseset janë rezultat i punës, përkushtimit...

Agim Ademi pret klubet e promovuara: Sukseset janë rezultat i punës, përkushtimit dhe organizimit

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur drejtuesit e klubeve që siguruan promovimin në kategoritë më të larta të garave të organizuara nga FFK-ja, duke i uruar për suksesin e arritur dhe duke vlerësuar punën e tyre të vazhdueshme.

Ademi theksoi se promovimi i këtyre klubeve është rezultat i përkushtimit, organizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm që ato kanë ndërtuar ndër vite, duke shtuar se puna dhe vizioni sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara.

Në Superligë janë promovuar FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74, në Ligën e Parë FC Mitrovica dhe FC Lepenci, në Ligën e Dytë FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03, në Superligën e Futsallit FC Policia dhe FC Rahoveci, ndërsa në Superligën e Vajzave është promovuar FC 2 Korriku.

Presidenti i FFK-së u uroi klubeve suksese në kategoritë e reja, duke shprehur bindjen se ato do të vazhdojnë të forcojnë organizimin profesional, të zhvillojnë kampionate cilësore dhe të japin kontribut të rëndësishëm në avancimin e futbollit dhe futsallit në Kosovë.

Në fund, Ademi i përgëzoi klubet për këtë arritje, duke u uruar suksese në kapitullin e ri të rrugëtimit të tyre sportiv.

Postimi i Ademit:

⭐Me kënaqësi të veçantë mirëprita drejtuesit e klubeve të cilët, falë punës së palodhur së bashku me stafet e tyre, përkushtimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm, kanë arritur me meritë promovimin në një kategori më lart në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Mirë se erdhët në kategoritë tuaja të reja:

⚽Superliga: FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74
⚽Liga e Parë: FC Mitrovica dhe FC Lepenci
⚽Liga e Dytë: FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03
⚽Superliga e Futsallit: FC Policia dhe FC Rahoveci
⚽Superliga e Vajzave: FC 2 Korriku

🔝Ky promovim është rezultat i një pune të gjatë, i përkushtimit të vazhdueshëm dhe i besimit në projektet sportive që secili klub ka ndërtuar ndër vite. Këto suksese dëshmojnë qartë se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara.

🤝Klubeve të promovuara u urova shumë suksese në ligat përkatëse, me bindjen se do të vazhdojnë të forcojnë organizimin profesional, të zhvillojnë kampionate cilësore dhe të japin kontribut të rëndësishëm në avancimin dhe zhvillimin e futbollit dhe futsallit në Kosovë.

Urime për këtë arritje të rëndësishme dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri të rrugëtimit tuaj sportiv! 🇽🇰⚽

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...