HomeSportAgim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Enis Alushin.

Ademi ka thënë se takimi me Alushin ishte i veçantë, duke e vlerësuar kontributin e tij në një periudhë të rëndësishme për futbollin kosovar.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë ta pres në vizitë Enis Alushin, ish-futbollistin e Kombëtares së Kosovës dhe një prej atyre djemve që me krenari e përkushtim e kanë përfaqësuar fanellën dardane”, ka shkruar Ademi.

Gjatë takimit, sipas tij, janë rikujtuar momentet nga Kombëtarja, ndërsa është diskutuar edhe për zhvillimin e futbollit të Kosovës ndër vite dhe të ardhmen e tij.

“Takimet me ish-futbollistët e Kombëtares gjithmonë zgjojnë emocione të veçanta, sepse secili prej tyre është pjesë e historisë dhe rrugëtimit të futbollit tonë”, ka theksuar Ademi.

Ai ka vlerësuar profesionalizmin, karakterin dhe dashurinë e Alushit për Kosovën, duke thënë se ai ka dhënë kontributin e tij në një periudhë shumë të rëndësishme për futbollin kosovar.

Në fund, Ademi ka theksuar se dyert e FFK-së do të jenë gjithmonë të hapura për ish-futbollistët e Kombëtares dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit të Kosovës.

“Dyert e Federatës do të jenë gjithmonë të hapura për secilin ish-futbollist të Kombëtares dhe për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në futbollin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...