
Agim Ademi poston foto me Ceferinon dhe Infantinon: Të harmonizuar! UEFA, FIFA, FFK
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 125-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin të pranishëm edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, si dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Përmes një postimi në Facebook, Ademi ka ndarë një fotografi nga eventi, duke theksuar harmoninë dhe bashkëpunimin mes institucioneve më të larta të futbollit botëror dhe evropian.
“Të harmonizuar! UEFA, FIFA, FFK. Në 125-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë”, ka shkruar Ademi, duke shtuar edhe mesazhin “bashkë për futbollin”.
Pjesëmarrja e drejtuesve të futbollit nga vende të ndryshme nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në nivel ndërkombëtar.
