
Agim Ademi pas rizgjedhjes: Do të vazhdojë të jem në shërbim të futbollit 24 orë
Pas zgjedhjes president i FFK-së edhe për një mandat të ri, Agim Ademi, ka thënë se do të vazhdojë të jetë në shërbim të nevojave të futbollit 24 orë.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që sot po sheh ketë kuvend të unifikuar, raporton objektivi.net.
“Këtë punë e kemi bërë së bashku. Obligimi ynë është që FFK-së t’i japim një ekip meritore nga ky vend. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e shoh ketë kuvend të unifikuar. Që vendimet t’i marrim bashkë. Vendimet do t’i marrim bashkë, sepse këto vendime janë për futbollin. Na priftë e mbara dhe ju falënderoj, dhe shpresoj që lartë e më lartë ta shohim futbollin. Faleminderit UEFA-s, FIFA-s, dhe MKRS-së e të tjerëve për kontributin që dhanë në këtë kuvend”, ka thënë Ademi.
