HomeSportAgim Ademi: Lamtumirë, kapiten! Erdogan Celina do të mbetet përgjithmonë në kujtesën...

Agim Ademi: Lamtumirë, kapiten! Erdogan Celina do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e futbollit të Kosovës

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka reaguar me një mesazh prekës pas ceremonisë së lamtumirës për një nga figurat më të çmuara të futbollit kosovar, Erdogan Celina.

Ademi e ka vlerësuar të ndjerin si një futbollist ikonë, kapiten model, trajner dhe, mbi të gjitha, një njeri të madh, i cili gjatë gjithë jetës së tij ia kushtoi futbollit dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit kosovar.

Në postimin e tij, kreu i FFK-së ka kujtuar edhe mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Celinës, ku ai u përshkrua nga të gjithë si një futbollist dhe trajner shembullor, por mbi të gjitha si një njeri i jashtëzakonshëm, i dashur dhe i respektuar.

“Faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit të Kosovës. Faleminderit për miqësinë dhe respektin që na dhurove. Lamtumirë, kapiten! Do të mbetesh përgjithmonë në kujtesën e futbollit tonë”, ka shkruar Ademi.

Erdogan Celina do të kujtohet si një nga emrat më të respektuar të futbollit të Kosovës, për kontributin e tij të çmuar si futbollist, kapiten dhe trajner, si dhe për personalitetin që gëzonte brenda dhe jashtë fushës së gjelbër.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...