
Agim Ademi: Kemi krijuar standard të përbashkët që futbollin ta çojmë përpara
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në fillim të hapjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, ka thënë se sot kanë krijuar një standard të përbashkët që futbollin ta çojmë përpara deri në piedestalin më të lartë.
Ai ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë kuvend, duke iu dëshiruar një kuvend të suksesshëm dhe të rregullt.
Agim Ademi sot kërkon edhe një mandat të ri në krye të FFK-së.
