HomeSportAgim Ademi: FIFA Academy në Kosovë, një moment historik për futbollin tonë

Agim Ademi: FIFA Academy në Kosovë, një moment historik për futbollin tonë

spot_img

Në prag të inaugurimit të FIFA Academy në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim përfaqësuesit e FIFA-s, Arnar Vidarsson, udhëheqës i Programit për Zhvillimin e Talenteve (TDS) të FIFA-s në Kosovë, dhe Tomas Danilevicius, konsulent teknik rajonal i FIFA-s.

Ademi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e këtij projekti në zhvillimin e futbollit të të rinjve në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FFK-së dhe FIFA-s në krijimin e mundësive të reja për talentet e rinj.

Inaugurimi i FIFA Academy do të mbahet sot, me fillim nga ora 16:30, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Sipas Ademit, hapja e kësaj akademie përbën një moment të veçantë dhe historik për futbollin kosovar, pasi akademia në Kosovë është e para e këtij lloji në rajon, e treta në Evropë dhe njëra prej vetëm 15 akademive të krijuara nga FIFA në mbarë botën.

“Ky fakt dëshmon besimin e FIFA-s në punën dhe vizionin tonë, por njëkohësisht na jep përgjegjësi edhe më të madhe për t’u krijuar gjeneratave të reja kushtet dhe mundësitë e nevojshme për ta zhvilluar talentin e tyre sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shprehur mirënjohje për FIFA-n për besimin, partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...