HomeAktualeAgim Ademi: Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!

Agim Ademi: Çfarë mbrëmje, çfarë fitoreje! Ju lumtë, Dardanë!

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i është gëzuar fitores së Kombëtares së Kosovës në aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“E nisëm edicionin e ri të Ligës së Kombeve me fitore dhe me një paraqitje që dëshmon se Kombëtarja jonë është e gatshme të hapë një kapitull të ri, me besim, përkushtim dhe ambicie të reja. Pas zhgënjimit të humbjes në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026 ndaj Turqisë, sonte dhamë përgjigjen më të mirë në fushë: vazhdojmë përpara, më të fortë dhe më të bashkuar drejt objektivave tona të reja”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se Stadiumi “Fadil Vokrri” sonte ishte i veçantë. “Përveç lojës së Kombëtares dhe atmosferës fantastike të krijuar nga “Dardanët”, nga tribunat dhe në fushë u përcoll edhe një mesazh i fuqishëm në mbështetje të çlirimtarëve tanë. Një mesazh që na kujton se liria jonë ka një histori, sakrificë dhe emra që nuk harrohen”.

“Përgëzime për secilin futbollist për angazhimin, karakterin dhe përkushtimin e treguar gjatë 90 minutave. Mirënjohje për përzgjedhësin Franco Foda dhe gjithë stafin teknik për punën dhe përkushtimin e tyre. Faleminderit “Dardanëve” dhe të gjithë tifozëve që ishin sonte në “Fadil Vokrri” dhe që i dhanë zemër ekipit”.

“Mirënjohje edhe për ekipin organizativ, institucionet e rendit dhe sigurisë dhe të gjithë ata që kontribuuan që kjo mbrëmje të përmbyllej me sukses. Sonte fituam në fushë, por fituam edhe në unitet, krenari dhe dashuri për Kosovën. 🇽🇰 LIRIA KA EMËR! PËR ÇLIRIMTARËT! 🇽🇰💛”, ka shkruar Ademi.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...