
Agim Ademi: Besim i plotë për Ajetin dhe Çollakun nga Lidhjet Rajonale
Ismajl Ajeti dhe Mirsad Çollaku morën mbështetjen unanime të delegatëve të Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Prishtinës, përkatësisht të Prizrenit, si të propozuar për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në mandatin e ri 2026–2030 në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, që do të mbahet më 5 shkurt.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka theksuar në Facebook se rikonfirmimi i tyre para delegatëve të LRF-ve është dëshmi e besimit për punën dhe angazhimin e deritashëm në shërbim të futbollit në regjionet e tyre dhe në futbollin kosovar në përgjithësi.
