HomeAktualeAgim Ademi: 2 Korriku 1990 mbetet një nga datat më të rëndësishme...

Agim Ademi: 2 Korriku 1990 mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës

spot_img

2 Korriku 1990 mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Në këtë ditë, delegatët e Kuvendit të Kosovës, duke vepruar me guxim dhe përgjegjësi në rrethana të jashtëzakonshme, shprehën vullnetin politik të qytetarëve për liri, barazi dhe vetëvendosje në ish-shtetin federativ të atëhershëm.

Ky akt historik, i miratuar para dyerve të mbyllura të Kuvendit, nën presionin e regjimit të atëhershëm serb, u bë një pikë kthese në rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë. Ai hodhi themelet e proceseve që pasuan dhe që çuan drejt realizimit të aspiratës shumëvjeçare për një shtet të lirë, sovran dhe demokratik.

Sot, duke shënuar 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, nderojmë me respekt të gjithë delegatët dhe të gjithë veprimtarët e asaj kohe që, me vizion, përkushtim dhe sakrificë, kontribuuan në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim personal, u uroj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës këtë përvjetor të rëndësishëm historik.

Kjo datë le të na shërbejë si udhërrëfyes për të vazhduar të ndërtojmë një Kosovë gjithnjë e më të fortë dhe të suksesshme, duke ruajtur gjithmonë vlerat mbi të cilat u ngrit shteti ynë.

Urime 2 Korriku!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...