Afaristi Shahin Dervishaj falënderon qytetarët për mbështetjen që po i japin për zgjedhjet e 9 shkurtit
“Përulem përballë gjithë kësaj përkrahje kaq të madhe që po marrë nga ju të dashur qytetarë. Dua të ju falënderoj për besimin e jashtëzakonshëm që më keni dhënë deri tani”, ka shkruar në “Facebook” kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, që në listën e PDK-së mban numrin 77.
Dervishaj ka theksuar se është i bindur se bashkë, më 9 shkurt, do të bëjnë diferencën, duke celebruar fitorën.