Afaristi Ramush Ahmetaj merr përkrahje edhe në Prizren në garën për deputet
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, Vitin e Ri 2025 e ka filluar me shumë aktivitete.
Ai dje nga mëngjesi deri në mbrëmje, ka zhvilluar shumë aktivitete në qytetin e Prizrenit dhe në qytete të tjera me qytetarë, intelektualë, biznesmen, klerikë fetarë dhe me bashkatdhetarë.
“Me ata që janë për ndryshime, sot isha në Prizren, aty ku gjatë historisë u morën vendime të mëdha, në dobi të çështjes kombëtare. Në lokalet e hotelit ‘Nafron’ në Prizren në praninë e shumë intelektualëve, zejtarëve, biznismenëve, klerikëve fetar, mërgimtarëve dhe njerëzve me ndikim në qytetin e Prizrenit u organizua një takim në koordinimin e Samir Selmanajt dhe nga Abdylnaser Sefa kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në Prizren, për t’i dhënë përkrahjen dhe solidarizimin e plotë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
Disa nga të pranishmit e hapën një debatë që ishte shumë konstruktiv dhe tubimi mori orientimin e bashkëbisedimit me deputetët e ardhshëm prezentë në takim, Abdylnaser Sefa dhe Ramush Ahmetaj, të cilët u përgjigjën në pyetjet që i shtruan qytetarët.
Të pranishmit u zotuan që do t’i përkrahin pa rezervë kandidatët Abdylnaser Sefa dhe Ramush Ahmetaj në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Shumica e atyre që e morën fjalën në këtë tubim kërkuan mirëqenje më të mirë për qytetar dhe u zotuan që do t’i japim përkrahje të fuqishme AAK-së.