Afaristi Ahmetaj bën thirrje të votohet AAK-ja, thotë të merret për bazë modeli i qeverisjes së mirë lokale nga kjo parti

Afaristi Ahmetaj bën thirrje të votohet AAK-ja, thotë të merret për bazë modeli i qeverisjes së mirë lokale nga kjo parti

Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka shkruar në “Facebook” se në të gjitha komunat ku pushtetin e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë shembulli më i mirë në Kosovë për qeverisje.

Ai ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 9 shkurtit të votohet AAK-ja.

“Në të gjitha Komunat ku pushtetin e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë shembulli më i mirë në Kosovë për qeverisje, prandaj ne, atë që e premtojmë e realizojmë. Votoni AAK sepse së bashku do ta përmirësojmë standardin tonë jetësor, por edhe do ta bëjmë ndryshimin pozitiv të jetës në shoqërinë tonë. Të punojmë për vete e të mos krijojmë emigrant”, ka shkruar Ahmetaj.