HomeAktualeAeroporti me rritje të udhëtarëve, hekurudha me rënie gjatë marsit 2026

Aeroporti me rritje të udhëtarëve, hekurudha me rënie gjatë marsit 2026

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin mars 2026.

Ky publikim statistikorë paraqet të dhëna statistikore me bazë mujore për transportin ajrorë, hekurudhorë dhe telekomunikimin.
Në muajin mars 2026, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 082, ose 1,7 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i udhëtarëve në total ishte 338 528 ose 5,9 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (mars 2025).

Në muajin mars 2026, numri i udhëtarëve në hekurudha ishte 6 844 ose (-5,1 %) më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Ndërsa, mallra të transportuar përmes hekurudhës nuk kishte në këtë muaj.

Në muajin mars 2026, numri i përdoruesve në rrjetin e telefonisë fikse ishte 69 418 me një rritje prej 2.8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, trafiku i realizuar (në minuta) ishte 1 881 577, me një rënie prej (-3,6 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin mars 2026, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 523 630 ose 2,31 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 321 455 mije ose 2,42 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...