Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

Një përballje dramatike ajrore ndodhi mbi Detin Balltik, pasi NATO dhe Rusia dërguan avionë luftarakë për shkak të një tankeri të dyshuar si pjesë e “flotës së hijeve” të Moskës.

Tanker “Jaguar”, i flamurit të Gabonit dhe i destinuar për në Rusi, refuzoi t’i bindet autoriteteve estoneze që tentuan ta ndalonin. Britania e kishte sanksionuar atë vetëm një ditë më parë.

Polonia dërgoi avionë MiG-29 si pjesë e NATO-s, ndërsa Rusia u përgjigj me një Su-35S që dyshohet se hyri në hapësirën ajrore të Estonisë, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Përplasja ndodhi mes tensioneve të rritura, ndërsa Vladimir Putin nuk mori pjesë në bisedimet për paqe në Stamboll, duke shtuar kritikat ndaj qëndrimit të tij ndaj luftës në Ukrainë.