Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka prezantuar AMERICA.GOV, një platformë të re që synon t’ua lehtësojë qytetarëve qasjen në informacionet dhe shërbimet e qeverisë amerikane.
Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, platforma mbledh informacione nga mijëra faqe interneti të institucioneve qeveritare dhe i ofron ato në një vend të vetëm.
“Presidenti Trump po e mban premtimin e tij për të siguruar që qeveria të punojë për amerikanët”, thuhet në njoftimin për prezantimin e platformës.
AMERICA.GOV synon që qytetarët të mund të marrin përgjigje dhe të gjejnë informacione nga burime të ndryshme qeveritare përmes një platforme të vetme, duke e bërë më të thjeshtë navigimin në shërbimet online të qeverisë.

