HomeAktualeAdemi zbulon risinë e madhe të edicionit të ri: Klubet e Superligës...

Ademi zbulon risinë e madhe të edicionit të ri: Klubet e Superligës do të kenë edhe ekipet e femrave

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur për përgatitjet për fillimin e edicionit të ri të Superligës së Kosovës, 2026/27, duke theksuar se FFK-ja është e gatshme në aspektin organizativ.

Në një intervistë për RTK Radio, Ademi tha se janë përditësuar rregulloret e garave, ndërsa po zhvillohen seminare me delegatët dhe gjyqtarët para nisjes së kampionatit.

“FFK-ja, nga pjesa e vet që e bën për organizimin e garave të futbollit, sidomos të Superligës që fillon tash dhe të Ligës së Parë, pra garat zyrtare të këtyre ligave, jemi të gatshëm në të gjitha aspektet. Ka mbetur vetëm pjesa e delegatëve, që është duke u mbajtur një seminar me ta për të parë se çfarë ka ndryshime dhe risi”, ka deklaruar Ademi.

Ai shtoi se janë përditësuar të gjitha rregulloret e garave, me qëllim që të qartësohen edhe situatat që në të kaluarën nuk kanë qenë të definuara në mënyrë të plotë.

“Këto rregullore gjithmonë do të jenë në të mirë të futbollit. Edhe me referë janë duke u mbajtur seminare”, tha presidenti i FFK-së.
Risi e veçantë – futbolli i femrave
I pyetur se çfarë do ta veçojë edicionin 2026/27 nga kampionatet e kaluara, Ademi veçoi një ndryshim të rëndësishëm në organizimin e klubeve.

“Secili kampionat ka të veçantat e veta. Këtë si ligë do ta veçojë ajo se ekipet e Superligës do të kenë edhe futbollin e femrave. Të gjitha klubet janë duke punuar në këtë drejtim për t’i formuar ekipet e veta”, u shpreh Ademi.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës nis më 15 gusht 2026, ndërsa pritet të sjellë edhe risi të tjera në organizimin dhe zhvillimin e futbollit vendor.

Linku i intervistës:

https://youtu.be/s13jlVO-7C4?si=bjZNOJAv0IfLNKaQ

Lajmet e Fundit

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin për Klankosova.tv...

PDK mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga...

OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe...

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas mbledhjes së radhës të Kryesisë së...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...